Turqia ndërton edhe katër fabrika të reja në Serbi

Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona

Kështu shkruajnë mediet serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd.

Sipas Novostit, këto plane konkrete janë diskutuar edhe në nivel presidentësh, gjatë vizitës së Vuçiqit në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Reccep Taip Erdogan. Erdogan kishte zhvilluar një vizitë në Beograd vitin e shkuar.

Madje, vetë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar edhe me biznesmenin turk, Mesud Toprak, i cili do të investojë 35 milionë euro për të hapur një fabrikë tekstili në Kraljevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu