Turqia nuk liron ushtarët grek, akuzohen për spiunazh

Gjykata e Edirnesë vendosi të mbajë në burg dy ushtarët grekë të kapur disa ditë më parë në territorin turk në zonën e lumit Evros.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit që ushtarët të mbeten në burg deri në analizimin e përmbajtjes dixhitale të gjetur në telefonat e tyre.

Ata u kapën disa metra brenda territorit turk duke theksuar se kishin humbur rrugën, ndërsa autoritetet turke dyshojnë se bëhet fjalë për një çështje spiunazhi.

Raportet mes Greqisë dhe Turqisë janë shumë të ndera këto kohë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu