Turqia ‘pushton’ Egjeun me avionë luftarak, Greqia sërish në alarm

Avionët luftarak turk kanë vendosur sërish në alarm autoritetet greke, pas provokimeve të reja në Egje. Sipas informacionve, të enjten, 4 avionë luftarakë turq shkelën hapësirën ajrore greke mbi Egje, raportojnë mediat në Athinë.

Konkretisht, dy F-16 dhe dy spiunë CN-235 kryen 29 shkelje (3 nga F-16 dhe 26 të CN-235) mbi Egje.

Prej disa muajsh marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të tensionuara se kurrë për shkak të konfliktit detar.

Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë në Samitin e Dhjetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu