Turqia reagoi për mbylljen e xhamive, Austria thotë se është vetëm fillimi

Më herët, qeveria e Austrisë në krye me Sebastian Kurz lajmëroi për vendimin për mbylljen e shtatë xhamive dhe deportimin e disa imamëve radikalë.

Mbyllja e xhamive u bë nën arsyetimin se nga këto xhami po bëhet propagandimi i një Islami radikal. Vendimi u mbështet në një ligj të vitit 2015, transmeton gazetametro.net

Ndërsa, zv.kancelari, Heinz-Christian Strache, deklaroi se ky ështtë vetëm fillimi.

Në lidhje me vendimin në fjalë të qeverisë austriake reagoi Turqia. Turqia e cilësoi këtë vendim si shkelje të të drejtave themelore, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet.

“Vendimi do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi”, tha zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin.

“Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”, postoi ai më vonë në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu