Turqia s’heq dorë nga raketat ruse, por ofron të blejë ato amerikane

Turqia i ka blerë sistemet mbrojtëse ruse S-400 për t’i shfrytëzuar, por ende janë të hapur të konsiderojnë ofertën e SHBA’ve për sistemin amerikan “Patriot”, thotë kreu i drejtorisë së industrisë së mbrojtjes të Turqisë sot.

Komentet e zyrtarit turk vijnë pas bisedimeve mes Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologurt të tij amerikan Presidentit Donald Trump në Washington. Liderët u takuan me 13 tetor e biseduan për shumë çështje, por blerja e sistemit raketor rus nga Turqia ishte pika kryesore e agjendës së bisedimeve.

Nxë një intervistë me rrjetin CNN Türk, Ismail Demir ka thënë se nuk është logjike për asnjë shtet të blejë sistem të tilla për të i lënë anash, e shtoi se Ankara e Washington kanë synim të zgjedhin këtë çështje.

“Nuk është qasje e drejtë të themi ‘nuk do t’i përdorim për ‘hatër të tyre’ për një sistem që ne e blemë për nevoja tona dhe e paguam aq shtrenjtë. Ne jemi të hapur të konsiderojmë oferta për Patriot. Nëse oferta dhe kushtet janë të përshtatshme për ne, gjithsesi sistemet Patriot do të merreshin në konsideratë” tha Demir.

Trump dhe administrata amerikane kishin paralajmëruar Turqinë për pasojat nëse blejnë sistemin rus e edhe në takim Presidenti Trump i kishte kërkuar atij turk që të hiqte dorë nga S-400 rus, por Erdogan kishte thënë se Ankara nuk mund të prishë marrëdhëniet me Rusinë, njërin prej partnerëve kryesor të Turqisë.

Presidenti i Turqisë po ashtu përsëriti dëshirën e Turqisë për të blerë sistemet mbrojtëse amerikane Patriot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu