Turqia, Suedia dhe Finlanda pritet të takohen në gusht për veton e Ankarasë ndaj anëtarësimit në NATO

Zyrtarët nga Turqia, Finlanda dhe Suedia do të takohen në gusht për veton e Ankarasë ndaj anëtarësimit në NATO. Gjatë takimit pritet të vlerësohen përparimet e bëra në përmbushjen e kërkesave të Ankarasë kundër terrorizmit nga vendet nordike për të hequr veton ndaj anëtarësimit në NATO, tha ministri i jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, sipas Reuters.

Çavuşoğlu tha se takimi do të ishte i pari i një komiteti monitorues të formuar sipas një marrëveshjeje që tre vendet nënshkruan muajin e kaluar.

Ai theksoi se Turqia do të bllokonte anëtarësimin e vendeve nordike nëse këto të fundit nuk do të mbanin premtimet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu