Turqia ultimatum Amerikës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë “një ultimatum” Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulenit, i cili është akuzuar nga presidenti turk për organizimin e tentim grusht shtetit të 15 korrikut, transmeton CNN.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogan i ka dhënë ultimatum Amerikës që të zgjedhë mes marrëdhënieve me Turqinë dhe Gulenin, ish-aleat i Erdoganit, i cili jeton në Pennsylvania.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij, derisa Guleni ka mohuar përfshirjen në tentim grusht shtet. Washingtoni ndërkohë ka tentuar të ftohë rastin e Gulenit, por lideri turk gjatë vizitës në Rusi ka përsëritur se Turqia do ekstradimin e Gulenit.

“Herët apo vonë Amerika do të marrë vendim. Ose Turqia ose Feto”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar lëvizjes që kryesohet nga Guleni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu