Turqia vazhdon ndihmën e saj për popullatën muslimane Moro

Fondacioni për Ndihmat Humanitare, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) ka vendosur në shërbim strukturat si jetimore, shkollë, xhami, mensë dhe burim uji të cilat janë ndërtuar në qytetin Kotabato në Rajonin Autonom Musliman të Mindanaos (ARMM) në Filipine, raporton Anadolu Agency (AA).

IHH ka vendosur në shërbim për popullatën e rajonit në qytetin Kotabato në Rajonin Autonom Musliman të Mindanaos (ARMM) 2 jetimore, 1 shkollë, 1 xhami, 1 mensë dhe 1 burim uji.

Jetimorja, xhamia, mensa dhe burimi i ujit janë ndërtuar në kompleksin e jetimores së IHH-së në qytetin Kotabato, ndërsa shkolla në qytetin Talajan.

Në ceremoninë e hapjes në Kotabato, morën pjesë zëvendës kryetari i IHH-së, Sait Demir, Përfaqësuesi i IHH-së për rajonin Moro, Ömer Kesmen, lideri i Frontit Çlirimtar Islam Moro, Haxhi Murad Ibrahim dhe kryetari i Agjencisë për Zhvillim të Bangsamoro-s, Muhammed Shuajib Jakup si dhe zyrtarë të tjerë të rajonit dhe popullata rajonale.

Demir, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes tha se Fondacioni me veprat e përhershme të ndihmës humanitare që vazhdon në të gjithë botën vazhdon të jetë shpresë për të shtypurit dhe viktimat.

“Në Turqi e ndiej veten si në shtëpinë time”

Lideri i Frontit Çlirimtar Islam Moro, Haxhi Murad Ibrahim dhe kryetari i Agjencisë për zhvillim të Bangsamoro-s, Muhammed Shuajib Jakup thanë se do të zhvillojnë përgjithmonë marrëdhëniet miqësore aktuale me Turqinë.

Ibrahim në fjalën e tij ka thekuar se gjatë vizitave që zhvilon çdo vit në Turqi informon dhe ndan informacione me autoritetet përkatëse në lidhje me të ardhmen e popullatës Moro dhe se përpjekjet që vazhdojnë për vite në rajon janë për qetësinë e popullit Moro.

“Ligji Organik Bangsamoro” do të miratohet në referendumin më 21 janar 2019, dhe si rezultat i kësaj do të formohet qeveria e tranzicionit ku dhe territoret Moro do të qartësohen edhe më shumë, thotë Ibrahim.

“Falënderojmë Zotin që Turqia është një nga vendet e fuqishme e cila ofron mbështetjen më të madhe për ne. IHH në Moro ofron shërbime në shumë fusha si jetimore, ndihma sociale etj. Po ashtu IHH me rolin e saj vëzhgues në negociatat me (Qeverinë e Filipineve) ofron një kontribut serioz në proces. Unë kur jam në Turqi ndihem si në shtëpinë time dhe shumë i lumtur. Shpresojmë që edhe në periudhat në vijim të rriten marrëdhëniet për ummetin dhe popullin Moro”, tha në fjalën e tij Ibrahim.

Me referendumin do të përcaktohen kufijtë e “Ligjit Organik Bangsamoro”

Ibrahim i ka shprehur falënderime Turqisë për shkak të mbështetjes që ka dhënë për popullin Bangsamoro në periudhën e tranzicionit për autonomi. Ai vuri në dukje se ata janë në fazat e fundit të rezistencës dhe luftimeve që kanë vazhduan në këtë zonë për 50 vjet.

Më tej Ibrahim tha se do të zhvillojnë një referendum popullor për të përcaktuar rajonet që do të përfshihen në kuadër të “Ligjit Organik Bangsamoro” dhe se ky ligj nuk sjell ligjin islam, por se do të sigurojë hapësirën e nevojshme të lirisë për të praktikuar fenë.

“Në referendum, popullata e rajonit do të vendos nëse do të hyjë apo jo në ‘Ligjin Organik Bangsamoro’ rajoni ku ata jetojnë. Ne jemi optimistë dhe me shpresë se shumica e njerëzve të rajonit do të mbështesin referendumin. Ne jemi dëshmitarë të një mbështetjeje të fortë në procesin e fushatës. Ka njerëz që e kundërshtojnë referendumin, por ata janë të paktë dhe e bëjnë këtë për disa interesa politike, por ato nuk mund të ndikojnë negativisht në referendum, sepse ato janë një pakicë e vogël”, tha Ibrahim.

Përfaqësuesi i IHH-së për rajonin Moro, Ömer Kesmen tha: “Përpiqemi me aq sa kemi mundësi që të kontribuojmë në kauzën e drejtë të popullit Moro duke ndërtuar jetimore, shkolla dhe duke ofruar ndihma humanitare”.

Jetimorja ka një kapacitet për 96 fëmijë, ndërsa në xhaminë e ndërtuar mund të kryejnë adhurimet në të njëjtën kohë 150 persona. Në kompleksin e mensës do të përfitojnë 120 fëmijë jetimë dhe personeli punonjës, kurse me burimin e ujit do të përballohet e gjithë nëvoja e kompleksit për ujë.

Ndërsa shkolla e ndërtuar në rajonin Talajan ka një kapacitet për 150 nxënës dhe me këtë shkollë synohet përmirësimi i lidhjeve mes Turqisë dhe komunitetit musliman Moro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu