Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ka njoftuar se Turqia ka vendosur 1.000 policë me pajisje të plotë përgjatë kufirit tokësor turko-grek, raporton Anadolu.
“Ne po sjellim një ekip prej 1.000 pjesëtarë të policisë speciale të pajisur me pajisje të plotë në të gjithë lumin Meric për të parandaluar kthimin e refugjatëve”, tha Soylu gjatë vizitën në provincën veriperëndimore të Turqisë, Edirne, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.
Javën e kaluar, Turqia njoftoi se nuk do t’i ndalojë më azilkërkuesit që të arrijnë në Evropë.Që atëherë, mijëra azilkërkues kanë vërshuar në Edirne, përgjatë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë, në përpjekje për të arritur në Evropë.Vendimi i Turqisë erdhi pas sulmit të javës së kaluar të forcave të regjimit të Assadit ndaj forcave turke në zonën e deeskalimit në Idlib, ku u martirizuan 36 ushtarë turq.










