Turqit për takimin Erdogan – Davutogllu: Miku i vjetër shihet në ditët e vështira (FOTO)

Sot u zhvillua një takim i përbashkët mes tre figurave kyçe të politikës turke presidentit Erdogan, kryeministrit aktual Binali Yilldirim dhe ish- kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutogllu.

Në sallën e madhe të grupit parlamentar të AK Partisë, Erdogan-Davutogllu-Yilldirim realizuan takim të përbashkët me deputetët dhe ministrat e AK Partisë.

Në atmosferë shumë të këndshme dhe me duartrokitje ishin pritur gjatë hyrjes në sallë tre figurat kryesore të politikës turke, gjithë kjo situatë e krijuar këto ditë në Turqi po shpjegohet me fjalët se ‘’ miku i vjetër shihet në ditët e vështira’’. Populli turk ribashkimin e dy figurave kryesore të politikës turke, po e sheh si rikthim i shpresës për Turqinë e re me vizionin e saj të shfaqur si ” Turqia e vizionit 2023″.

Në anën tjetër komentuesit dhe ekspertët e politikës turke ribashkimin mes Erdogan- Davutogllu po e komentojnë me fjalët ” miku i vjetër shihet në ditët e vështira” , duke aluduar tek qëllimet dhe vizionin për një Turqi të re, që bashkërisht kanë dy miqët e vjetër Erdogan dhe Davutogllu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu