Turqit të revoltuar braktisin VMRO-në për shkak të ardhjes së Kurz

Ditën e djeshme në ditën e shtatë të kampanjës zgjedhore VMRO DPMNE mbajti miting në qendër të Shkupit. Simpatizantë të shumtë të kësaj partie morrën pjesë në këtë miting dhe të njejtët u surprizuan nga ana e VMRO-DPMNE-së kur doli në podium kundërshtari i më i madh në Evropë Turqisë dhe i Presidentit Erdogan, ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, transmeton InfoShqip.com

Sebastian Kurz i uroi fat VMRO-DPMNE-së duke i’u drejtuar me fjalët: “Ju faleminderoj shumë për ftesën. Të jem mysafir i juaji këtu në këtë parti simotër më gëzoi shumë. Ne jemi mjaft të lumtur për progresin e mirë të Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, gjithashtu jemi shumë të lumtur që është edhe një ortak i rëndësishëm i Austrisë”.

Në miting fjalën e mori edhe lideri i VMRO-DPMNE-së i cili u shpreh se krizës së errët në Maqedoni i erdhi fundi.

Por pas këtij tubimi Turqit të revoltuar braktisin VMRO-në për shkak të ardhjes së Kurz./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu