Një djalë kishte vendosur që ta suprizonte të dashurën e zemrës së tij ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së saj. Por, gjithçka është kthyer në një mankth për djalin nga Tirana, ku punëtorët e bashkisë i kanë prerë litarët dhe i kanë shfryrë tollumbacet duke i prishur suprizën.
I shqetësuar, djali ka denoncuar Bashkinë e Librazhdit për dëmin psikologjik dhe monetar që i ka shkaktuar duke shkruar pranë redaksisë së JOQ.al.
E dashura se ka pare se e kishin hequr heret ne mengjes. Imagjino gjith ai shpenzim lodhje ne 2 te nates”, shkruan djali.
Mesa duket bashkisë i vret syrin më shumë një detaj si disa tollumbacë që do të bënin t`i rrihte zemra fort të dashurës së djalit, në ditën e saj të lindjes sesa dhënien e lejeve të ndërtimeve kuturu të pallateve shumëkatëshe.
Ja mesazhi denoncues:
JOQ mirmengjes. E dashura kishte ditelindjen sot dhe mendova ti bej nje surprize. Mbreme vone vendosa kete shkrim diku ne qender te qytetit ku ajo jeton por imagjino, puntoret e bashkise e kishin hequr ne mengjes. Ju lutem publikojeni ju kete foto qe te pakten ta shoh ketu suprizen time! E dashura se ka pare se e kishin hequr heret ne mengjes. Imagjino gjith ai shpenzim lodhje ne 2 te nates. Edhe e heqin keta legenat e bashkise. A thu ca ju prishte. Kalova ne mengjes dhe pash qe nje puntor i bashkise po i priste litaret dhe i grisi.