Tusk me Mercedes të “Gruevskit” në takim te Ivanov (VIDEO)

E bleu për vete, por po e gëzojnë ndërkombëtarët. Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, erdhi në Vilën Vodno, me Mercedesin S63 AMG, të porositur në vitin 2008 nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski. Ashtu siç përshkruhet nga ish ministra e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, vetura nga jashtë duket normale, por gjithçka që është speciale në të, është brenda.

E pyetur nga TV21, prokurorja speciale, Katica Janeva tha se vetura mund të përdoret, sepse është në pronë shtetërore.

“Nuk kemi marrë asnjë masë, dhe nuk kemi nevojë sepse vetura është në pronësi shtetërore. Atje dihet se për çka po hetohet, procedura për blerjen e kësaj veture”, tha Janeva.

Prokuroria Speciale në janar të këtij viti, hapi procedurë hetuese nën emrin “Tanku”, ku po hetohen keqpërdorime eventuale në procedurën për blerjen e Mercedesit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai i kushtoi shtetit 572 780 euro, kurse në këtë rast nën dyshim janë shtatë persona, të cilët dyshohen se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu