TV Sitel, shkaktar për përplasje në komisionin Ad Hok (VIDEO)

Anëtarët e komisionit Ad Hok për media janë përplasur për ngritjen e procedurës për kundërvajtje kundër Televizionit Sitel. Akoma pa përfunduar shqyrtimi i raportit për të gjithë mediat e monitoruara, anëtarët të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimishkovska njoftuan se vendimi është marrë padrejtësisht dhe vetëm në sajë të konfliktit të televizionit Sitel dhe Agjencisë së mediave, drejtori i të cilës, akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejtë në marrjen e vendimit.

“Drejtori Trajçevski dje erdhi para fillimit të seancës së komisionit të përkohshëm dhe na sugjeroi që Agjencioni sugjeron dënim të mediave Sitel dhe Nova Tv gjë e cila ndikoi fuqishëm punën e mëtejshme të komisionit. Shihet se vërejtjet dalin nga kritikat që janë drejtuar nga ky television drejt agjencisë, ndaj rregullimit të punës së mediave”, tha Cvetin Çilimanov, anëtar i komisionit Ad Hok.

Për raportimin e Televizionit Nova, nuk është marrë vendim akoma. Çilimanov dhe Dimishkova vlerësojnë se komisioni punon me metodologji e cila është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe nuk është e qartë rreth gjobave. Megjithatë anëtarët tjerë të komisionit, kundërshtojnë kolegët e tyre dhe vlerësojnë se metodologjia është e njëjtë për të gjitha mediat dhe nuk e kanë të qartë, pse kontestohet vetëm për monitorimin e disa mediave.
“Fillimisht unë nuk shoh asgjë aq të habitshme që propozohet masë për një televizion. Nuk e di pse Sitel duhet të jetë I veçantë, që ne në mënyrë të veçantë ta trajtojmë. Si duket në shtet kanë “të shenjtin” dhe për atë duhet të gjithë të nxjerrim lot. Thjeshtë për ne janë të gjithë të njëjtë dhe nuk është në rregull që të flasim për një televizion kur të tjerët s’janë shqyrtuar akoma”, tha Lubomir Kostovski, anëtar i komisionit Ad Hok.

Nga Agjencia e mediave nuk kanë reaguar për rastin. Vendimet e komisionit Ad Hok për raportin e dytë nuk janë publikuar akoma, por mësohet se Alsat ka marrë vlerësime pozitive, pa vërejtje dhe pa procedura për kundërvajtje./alsat-m


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu