Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Një tym i zi i dendur është parë sot paradite në afërsi të Zhelinës së Tetovës. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), bëhet fjalë për djegie të gomave të makinave, përcjell INA.

Siç shtojnë nga QKM, gomat janë djegur përballë fabrikës “Kiel”, në fshatin Zhelinë, pranë nënkalimit për në fshatin Saraçinë. Sipas informacioneve të QKM-së, nuk ka rrezik që zjarri të përhapet dhe të përfshijë objektet fqinje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu