U bë simbol i tërmetit duke mbajtur dorën e vajzës së tij të vdekur, Mesut Hançer me shtëpi të re

Mesut Hançer, i cili u bë simbol i katastrofës natyrore në Turqi duke mbajtur dorën e vajzës së tij Irmak Leyla, e cila humbi jetën nën rrënoja në tërmetet në Kahramanmaraş, mori shtëpinë e tij të re.

Artistja e njohur Ebru Yaşar dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Necat Gülseven, ia dorëzuan Hançerit dhe familjes së tij shtëpinë që ndërtuan dhe mobiluan.

Çifti Gülseven ndërtuan dhe dorëzuan banesën që i premtuan familjes brenda një kohe të shkurtër.

Mesut Hançer ka varur gjithashtu një pikturë të vajzës së tij Irmak Leyla si një engjëll, e dhuruar nga një piktor, në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tij të re.

“Nuk mund ta lëshoja dorën.Vajza ime po flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme.”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu