U dënua me mbi 3 vite burg, flet deputeti i AAK-së: Jam i pafajshëm, kundërshtarët të mos gëzohen para kohe

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg “për shpërdorim detyre” dhe “dëmtim të buxhetit të Kosovës”.

Lekaj është dënuar ne akuzën se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ai ka qenë ish-ministër i Infrastrukturës. Pal Lekaj ka reaguar për herë të parë pas këtij vendimi duke e konsideruar vendimin e gjykatës të padrejtë.

Por nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi”, ka thënë ndër të tjera Pal Lekaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu