U eliminua nga “Big Brother VIP”, Elhaid Cufi ka dy fjalë për produksionin

Elhaid Cufi u eliminua natën e mbrëmshme, ai u votua me votat e publikut dhe kështu u largua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ndërkohë, ai sot ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram teksa ka falënderuar produksionin.

Postimi i plotë:

Falenderoj nga zemra big brother albania vip qe me bani pjese e nji programi te tille dhe pse isha i pari qe dola me deshiren e publikut, ju falenderoj gjithsecilin nga ju per qindra mesazhe te mira, e per votat qe me keni dergu ndoshta nuk qendrova mjaftushem qe te jepja ma shume nga vetja, ose mbase “duhet te dilja pak nga vetja, qe te qendroja ma gjate” por nuk dal dot.

Nji perballje e tille me kamerat per mu nuk ishte e lehte, por une ne menyren teme e kam shiju dhe transmetova nji pjese te perditshmeris teme, ndjehem me fat per aq sa qendrova. FALEMINDERIT PER DASHURINE QE ME DHURONI“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu