U futën në shtëpi dhe gjetën muret me gjak, ajo që kishte bërë qeni i tyre i la të gjithë pa fjalë (VIDEO)

Anëtarët e një familje në Virginia të Shteteve të Bashkuara kishin mbetur të habitur kur u kthyen në shtëpinë e tyre dhe panë muret dhe dyshemenë e mbuluar në gjak, pasi qeni i tyre kishte sulmuar një hajn i cili ishte munduar të futet brenda derisa ata ishin jashtë.

Fillimisht Tristan Murrin dhe nëna e tij, nuk kishin vërejtur asgjë të pazakontë kur u futën në shtëpinë e tyre në Richmond, transmeton Telegrafi.

Por, kur Murrin pa qenin e tij Oden duke qëndruar me kokë lart krenar për faktin se kishte mbrojtur pragun e shtëpisë, ai e kuptoi se diçka kishte ndodhur.

Pasi filloi të ngjitet shkallëve në katin e dytë, ai pa se muret dhe dyshemeja ishte e larë në gjak, kurse hajni nuk ishte brenda.

Sipas Murrin, asgjë nuk mungonte brenda shtëpisë, kurse qeni me sa duket kishte sulmuar keq personin që është munduar t’i plaçkit. /Telegrafi/

Sipas fqinjëve të familjes Murrin, qeni i tyre Oden është shumë i afërt me fëmijët e lagjes dhe se gjithmonë kujdeset për ata sa herë që e vëren se jeta e tyre po rrezikohet nga ndonjë sulmues. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu