U hodh nga kati i gjashtë për t’i shpëtuar sulmuesit, arrestohet modelja (FOTO)

Një modele ruse është “në paraburgim” në Dubai pasi ajo u hodh nga kati i gjashtë i dhomës së hotelit për të ikur nga një njeri që ishte duke u përpjekur për ta përdhunuar dhe vrarë atë.

Ekaterina Stetsyuk, 22 vjec mbijetoi mrekullisht nga rënia pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me një “njeri të huaj”, përcjell albeu.com

Nëna e saj pohoi se modelja ishte kërcënuar me thikë në fyt nga një biznesmen amerikan.

Por sulmuesi i saj i dyshuar ka bërë një kundërpadi kundër saj, duke u thënë policisë se ajo e ka sulmuar atë dhe ai po mbronte veten.

Stetsyuk është “në paraburgim” në shtratin e saj të spitalit, pasi ka dëmtuar shtyllën kurrizore.

Shoku i Irina Grossman tha: “Për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj, ajo u hodh nga kati i gjashtë. Ajo mbijetoi me një mrekulli. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu