U kritikua ashpër, Capital T rregullon gabimin dhe vendos kryqin e hequr në videoklip

Ditë më parë Capital T u bë objekt kritikash pasi në videoklipin e tij të fundit “Buzëqeshja” fansat vërejtën detajin që në Katedralen e Shën Shtjefnit të Shkodrës, e cila duket në prapavi por pa kryqin mbi katedrale.

Kjo gjë zgjoi kritika të mëdha tek publiku dhe fansat, të cilët kritikuan a.shpër reperin për heqjen e kryqit duke e ak.uzuar për dallime fetare.

Reperi përmes rrjeteve sociale është arsyetuar duke e lënë fajtor produksionin filmik që e ka realizuar videoklipin për heqjen e kryqit.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që të.rhiqem.

Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”– shkroi reperi, i cili sot e ka rregulluar “gabimin”.

Videoklipi është rikthyer në “Youtube” por kësaj radhe me kryqin mbi katedrale. Njoftimin e ka berë vetë reperi përmes rrjeteve sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu