Seanca e fundit e 131 e rregullt kuvendore me 75 pika në rend dite, nga të cilat pjesa më e madhe propozime ligjore nga të cilat njëzet ligje me procedurë të shkurtuar, interpretime autentike dhe të tjera, filloi me vonesë prej disa orësh, ndërsa në fillim për shkak të mospranisë së opozitës në seancë nuk kanë mundur ta votojnë nevojën për sjellje të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Dy orë pas fillimit të seancës nuk ishte votuar rendi i ditës.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u bëri thirrje deputetëve të opozitës të hyjnë në sallë dhe të sigurojnë kuorum, duke thënë se pas zgjedhjes së qeverisë teknike, opozita dhe pushteti kanë obligim të sigurojnë atmosferë për mbajtje të zgjedhjeve. Xhaferi shtopi se tani edhe opozita i ka përfaqësuesit e saj në Qeveri dhe nuk është më opozitë klasike.
“Opozita të hyjë në sallë dhe të sigurojë atmosferë”, deklaroi Xhaferi.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se seanca e cila ishte caktuar për në orën 11:00, filloi në orën 14:00, ndërsa shumica nuk mund të sigurojë kuorum. Micevski i tha Xhaferit se thirret në atmosferën e përgjithshme për mbajtje të zgjedhjeve, ndërsa në këtë seancë të fundit kuvendore do të ketë qindra ligje, sepse deputetët deri në fillim të seancës kanë marrë ligje të reja. Në Kuvend është kaos, tha ai, siç bëri Qeveria e LSDM-së. Kërkoi konsultime dhe marrëveshje për atë që është prioritare që ligjet të kalojnë në Kuvend para shpërbërjes së tij.
“VMRO-DPMNE të gjitha ligjet që janë prioritare për qytetarët dhe që janë të lidhura me afatet do t’i mbështesë. Ligjet tjera nga lloji i drogave do të mbesin për Parlamentin tjetër”, tha Micevski.
Kryetari i Kuvendit u përgjigj se është i obliguar të gjitha ligjet që kanë arritur te ai deri në fillim të seancës t’i vendosë në rend dite. Në lidhje me propozimet e Qeverisë, tha ai, edhe opozita tani është pjesë e Qeverisë. Në lidhje me Ligjin e Agjencisë për zbulim, i cili siç tha Micevski, në vend se në procedurë të rregullt do të vendoset sipas procedurës së shkurtuar, Xhaferi tha se duke e marrë parasysh se ai ishte perceptuar dhe se nuk mund të sillet në procedurë të rregullt, në konsultim edhe me një deputet të opozitës është dakorduar ai të bëhet sipas procedurës së shkurtuar. Për atë, tha ai, kam kërkuar koordinuesit të dakordohen për dinamikën e punës dhe sjelljen e ligjeve.
Kuvendi vendosi sipas procedurës së shkurtuar ta shqyrtojë pjesën më të madhe të ligjeve të propozuara, përderisa disa propozime të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk ishin pranuar për shqyrtim të mëtutjeshëm. Direkt me debat të amendamenteve të komisioneve amë shkojnë ligjet për mbrojtje të të dhënave personale, për formim të Agjencisë për kontroll të bartësve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve publike të dorëzuarar nga Artan Grubi dhe Rexhail Ismaili, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale, të Ligjit për inspektorat shtetëror të tregut, të Ligjit për inspektim teknik, të Ligjit për furnizim me ujë për pije dhe kullimi i ujërave të zeza urbane, të Ligjit për polici financiare, ndryshimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, të dorëzuar nga Kostadin Acevski, Artan Grubi, Mirosllav Jovanoviq. I tillë është rasti edhe me propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të jashtme, i dorëzuar nga Artan Grubi dhe Julijana Nikollova dhe plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dorëzuarar nga Zhaklina Lazarevska, Xhevat Ademi, Snezhana Kaleska Bançeva, Mirosllav Jovanoviq. Sipas procedurës së shkurtuar do të sillen edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të Ligjit për Inspektorat për përdorim të gjuhëve, të dyja të parashtruara nga Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, të Ligjit për siguri sociale të personave të moshuar, dorëzues të së cilës janë Agim Shaqiri, Rexhail Ismaili, plotësime të Ligjit për tokë bujqësore, të dorëzuar nga Mira Stojçevska, Rexhail Ismaili, Tatjana Prentoviq, Mileva Gjorgjieva, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për gjelbërim urban.
Për propozim të ligjit për Agjencinë për zbulim, i cili sillet me procedurë të shkurtuar, deputeti Hari Lokvenec si kryetar i Komisioni amë për mbrojtje dhe siguri paralajmëroi se të enjten, në orën 11:00, në drejtim të transparencës do të organizohet debat publik për përmirësim të zgjidhjes ligjore me qëllim të ligjit cilësor dhe të sjellur me konsensus.
Kuvendi nuk e votoi propozimin e Zoran Ilioskit nga VMRO-DPMNE, nga rendi i ditës do të mënjanohen ligjet për ndryshime të Ligjit për lëndë të para minerale dhe për polici financiare. Ilioski ka pohuar se pse sipas procedurës së shkurtuar dhe pa debat publik, kontrabandiste, sillen këto ndryshime dhe nëse me ligjin për lëndë të para minerale nuk mbulohen interesat e biznesit të dikujt.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkonin ndryshime të rendit të ditës dhe fillim të pikave nga rendi i ditës.










