U përfol se do t’i bashkohej Sporting, Ronaldo i jep fund thashethemeve

Cristiano Ronaldo e cilësoi të rremë raportimin e medias portugeze “SPORT TV”, duke i dhënë fund thashethemeve që e donin të ishte afër rikthimit te Sportingu i Lisbonës.

Ylli portugez ka komentuar me fjalën “fake” nën postimin e medias portugeze, përmes profilit të tij në Instagram.

Kështu, Ronaldo ka mohuar zyrtarisht zërat për një rikthim të menjëhershëm në skuadrën e vendlindjes, ndërsa sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai nuk e ka ndërmend të kthehet në Sporting këtë verë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu