U shpallë spiun në Shkup, doli i i pafajshëm në Strasburg, ja dëmi që do i paguajë shteti (FOTO)

Petar Karajanov që në vitin 2013 u shpallë spiunë i shërbimeve sekrete në të kaluarën nga Komisioni për Lustrim ka fituar drejtësinë në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ai atëkohë kishte deklaruar se me emrin e tij ka pasur edhe person tjetër, që mund të ketë qenë i përfshirë si bashkëpunëtor i shërbimit sekret gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, pasi që ai asnjëherë nuk ka qenë bashkëpunëtor i këtij shërbimi. Karajanov ka thënë se pushteti aktual ka qenë kundër tij, pasi që ishte një nga inicuesit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për lustrimin. Gjykata e Strasburgut ka bërë të ditur se shteti i Maqedonisë është i obliguar ti paguaj dëmshpërblim prej 4.500 euro dhe 1 mijë euro harxhime. Edhe ish-kreu i gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski fitoi rastin në Strasburg, duke dal i pafajshëm dhe duke dëshmuar se nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu