U zgjidhën të gjitha problemet dhe ngeli heqja e flamurit kombëtar? Edhe Ramiz Lladrovci e kërkon

Vetëm pas disa ditësh Kosova feston 10-vjetorin e shtetformimit dhe kjo është një festë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

E ndërsa fare mirë për këtë 10-vjetor përveç festimeve, mund të kërkohej llogari ndaj politikës për situatën e rëndë ekonomike që po përjeton vendi, për ngecjen e Kosovës në integrimin evropian, po kërkohet llograri pse është vendosur flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës.

Ndoshta kërkohet të përdoret politikisht duke sulmuar kryetarin e Komunës, Shpend Ahmetin por është e habitshme se si u pengon flamuri kombëtar në Prishtinë. Madje nuk kërkohet vendosja e flamurit të Kosovës në ndonjë shesh tjetër por kërkohet pikërisht të zëvendësohet me flamurin kombëtar.

Patjetër që flamuri i Kosovës duhet të jetë në Prishtinë, por pse pikërisht të zëvendësohet me flamurin kombëtar? Prishtina ka sheshe plot.

Këtyre iniciativave nuk ka si t’i mungojë edhe PDK-ja, që këtë herë me Ramiz Lladrovcin. Njëri nga njerëzit e afërt me Veselin por edhe ish-ambasador në Shqipëri dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, pra nga Drenica e Adem Jasharit, Ramiz Lladrovci i bën thirrje Shpend Ahmetit të heqë flamurin kombëtar.

“Po sinqerisht duhet me i ardh trup, te gjithë ne kemi luftuar per ate flamur, madje edhe ne New York po valëvitet flamuri i Kosovës. Nuk është punë e imja se unë isha ardh e kisha vendos atë flamur, po tutna qe e hekë Shpendi e tani duhet…” thotë Lladrovci.

Në anën tjetër, Shpend Ahmeti po reziston duke tentuar që këtë problem ta zhvendosë te Kryeministri

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar publikisht përsëri, teksa disa qytetarë të Kosovës po i kërkojnë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethrrotullimi, i njohur si ‘Rrethi’, në hyrje të kryeqytetit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë gabuar adresën për kërkesën e tyre.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë duhet t’i adresohet Ramush Haradinajt.

“Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social.

“E para, une jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë. E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit. Aty është shumë e qartë”, ka thënë ai.

Për të mbështetur pohimin e tij, Ahmeti ka treguar se çfarë parasheh saktësisht ligji për punët e Protokollit të Shtetit.

“Neni 3 pika 4. “Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:

1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës.

Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale”.

Tashmë mbetet të shihet nëse Ramush Haradinaj, që dikur mbante veshur uniformën me flamur kombëtar, do të largojë flamurin kombëtar nga një shesh i Prishtinës./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu