Veprimtari shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi ka komentuar dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai për këtë gjë i fajësoi partitë opozitare, të cilat po refuzojnë me çdo kusht të votojnë pro Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.
“OpoZita revansh Albulenës nga frika: Sepse, ajo do konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Bac, OpoZita i tha po speciales/zajednicës, Albulena u tha jo!”, shkroi Bekteshi në Facebook.
Krahas kësaj, veprimtari vazhdoi edhe më tutje komentin, ku zbërtheu qëllimin e opozitës dhe ato se çka këto parti nuk po arrijnë t’i pranojnë assesi.
Në këtë pikë, përmendi disa nga marrëveshjet e dëmshme që kishin bërë në të kaluarë, qeveritë e mëparshme, e ndër to ishin Asociacioni dhe ideja e shkëmbimit të territoreve.
“Qëllimi i pandershëm i opozitës u pa qartë, ata kurrsesi nuk mund të pajtohen që VV të qeverisi edhe 4 vite, ata s’mund të pajtohen pa privilegje e vjedhje masive, ata s’mund të pajtohen as me rendin, ligjin dhe sovranitetin e veriut, që gjatë sundimit të tyre cak e kanë pas këmbimin, ata s’mund të pajtohen me kërkesa shtesë për Zajednicën, pos ta çojnë amanetin e liderëve të partive të tyre në vend, ta falin Serbinë për krimet e bëra, ta falin Zajednicën, nuk i kundërshtojnë thikat ndaj hartave, që ku ta dimë se ku mund të perfundojnë me një hasem klerofashist”.
Po ashtu, Bekteshi tha se Albulena ua “prish pazaret” opozitës, prandaj nuk e votojnë, pasi u rrezikohen edhe pasuritë e dyshimta.
Krahas kësaj, kjo situatë, pa qeveri, theksoi se i përshtatet më së shumti, Serbisë e Vuçiqit.
“Pra, kjo është opozita aktuale që kurrë s’është penduar me trathtitë e kaluara të cilat nuk janë të pakta. Tash thonë se Albulena, deputetja më e votuar në parlament nuk paska legjitimitet, sepse atyre ua prish planet, pazaret dhe u rrezikohen pasuritë e dyshimta. S’paska fituesi të drejtë të zgjedhi kandidatin e vet sepse s’u pëlqen humbësve. A ka arsyetim më antikombëtar se ky, turp, sepse keshtu ju do Vuçiqi, të rrini pa qeveri, dhe i lejoni Vuçiqit kohë të shfrytëzojë vakumin institucional. Derisa, partia institucionaliste e presidentit historik duke qene vazale besnike e PDK-së përshkak këtij veprimi iracional e antikushtetues rrezikon të pësojë çarje të reja”, përfundoi Ramazan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.