Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Kroacia është një mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona mbështeten në dialog të vazhdueshëm, mirëkuptim dhe interes të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm e të lidhur më mirë”, deklaroi Sali.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral dhe zhvillimet në rajon, ndërsa Sali vlerësoi angazhimin për t’i dhënë bashkëpunimit mes dy vendeve përmbajtje konkrete.










