Ukraina: Gjuetia e dronëve, sfida e madhe e luftës

Fshehur në “zorrët” e mjetit të blinduar, ekuipazhi ukrainas brohorit me raketën e tyre si të ishte një kalë gare. Kënaqësia është e egër kur radari u tregon se është një goditje. Por festohet për një kohë shumë të shkurtër. Ky ekuipazh prej pesë personash – gjuetarë dronësh të forcave të armatosura të Ukrainës – kanë rreth dy minuta për të fikur radarin dhe për të vrapuar sa më larg që të jetë e mundur nga vendi nga i cili hodhën raketën.

Gjuetia e dronëve është një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë luftë. “Ndërsa ata janë në ajër, rreziku qëndron për ushtarët tanë”, shpjegon Hassan. Dronët praktikisht e kanë karakterizuar luftën aktuale. Përveç Bayraktarëve turq, të cilët po luftojnë në anën e Ukrainës, ka edhe Kibs, dronët kamikaze rusë, më pas Switchblades amerikanë dhe Mohaxherët dhe Shahedët iranianë. Këta të fundit megjithëse janë avionë zbulues, janë po aq vdekjeprurës, sepse i dërgojnë informacione artilerisë së pamëshirshme ruse se ku të godasin. Sipas Hassan, vetëm ekuipazhi i tij ka rrëzuar deri në nëntë në tre muajt e fundit.

Shpejtësia u bë çelësi. “Pjesën më të madhe të ditës e kalojmë në baltë pranë Osës. Dhe kur marrim një mesazh nga sistemi i paralajmërimit të hershëm, ne hidhemi dhe ndezim radarin,” shpjegon Hassan se si duket gjuetia për mjeshtrat e rinj të qiellit.

Ata kanë dy minuta kohë për të goditur dronin dhe pavarësisht nëse ia dalin apo jo, pas dy minutash duhet të fikin radarin dhe të vrapojnë sa më larg nga vendi i mëparshëm për të mos tërhequr një raketë ruse anti-radar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu