Ukraina i kërkon Turqisë të ndalojë anijen ruse që përmban ngarkesë gruri ukrainas

Ukraina i ka kërkuar Turqisë të ndalojë anijen e ngarkesave me flamur rus Zhibek Zholy, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve, Reuters.

Anija supozohet se përmban një ngarkesë gruri të marrë nga porti i pushtuar nga Rusia i Berdyansk në jug-lindje, transmeton Telegrafi.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke cituar informacionin e marrë nga administrata detare e vendit, tha se Zhibek Zholy kishte marrë rreth 7,000 tonë drithëra.

Së fundmi ka mbërritur në portin turk të Karasu në Detin e Zi.

Kjo vjen pasi më herët u raportua se Rusia ka filluar transportimin e grurit nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara, gjë që Moska e ka mohuar – por megjithatë frika nga mungesa e ushqimit është rritur. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu