Ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit sot ka marrë vendim për uljen e çmimit të benzinës për 3,5 denarë dhe të naftës për 3 denarë, transmeton InfoShqip.

EUROSUPER 95 më lirë për 3,5 denarë, ndërsa sonte nga mesnata do të shitet për 90 denarë për litër. EUROSUPER 98 më lirë për 2 denarë, dhe do të shitet për 92 denarë për litër.

Çmimi i EURODIZEL-it ulet për tre denarë dhe do të jetë 90 denarë.

Çmimi i vajit ekstra lehtë zvogëlohet për 3,5 denarë dhe do të kushtojë 87,5 denarë për litër. Për 0,6 denarë zvogëlohet edhe çmimi i mazutit, i cili do të jetë 52,8 denarë për litër./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu