Ulet numri i martesave, shtohen divorcet! Ja pas sa vitesh ndahen më shpesh çiftet

Në vitin 2025 u lidhën 10.507 martesa dhe krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre është ulur me 5,1%. Numri i divorceve, ndërkaq ishte 2185, ose 8.0% më shumë se në vitin 2025. Më shumë martesa, 1362 ose 13,0%, u lidhën në gusht, ndërsa më pak në mars, 473 martesa ose 4.5%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Më shpesh është martesa e parë me një pjesëmarrje prej 92.8% për gratë dhe 92.1% për burrat. Burrat lidhin një martesë të dytë, me një pjesëmarrje prej 7.1%, dhe një martesë të tretë, me një pjesëmarrje prej 0.8%, në numrin e përgjithshëm të martesave të lidhura.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.2 vjeç për dhëndrin. Në vitin 2025, sipas moshës, më shumë martesa u lidhën në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, pra 3448 ose 32.8% për gratë dhe 3750 ose 35.7% për burrat. Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ndodhi në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç, nga të cilat 400 ose 18.3% ishin te gratë dhe 381 ose 17.4% te burrat.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, 478 ose 21.9%, kanë ndodhur prej 5 deri në 9 vjet pas martesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu