Ulje e çmimit të dizelit në Maqedoninë e Veriut

Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do të jetë 2 denarë për litër. Informacionin e konfirmoi kompania përmes njoftimit zyrtar.

“Si përgjigje ndaj zhvillimeve më të fundit në tregjet ndërkombëtare të karburanteve, OKTA AD – Shkup fut zbritje të përkohshme prej 2 denarë për litër karburant dizel, me vlefshmëri nga sot, 20 tetor 2026, deri më 2 nëntor 2026.

Zbritja do të zbatohet në shitjen e karburantit dizel që OKTA e shpërndan te tregtarët me shumicë dhe pakicë. Pjesëmarrësit në treg edhe më tej vetë do t’i përcaktojnë çmimet përfundimtare me pakicë, në përputhje me politikat e tyre komerciale dhe kushtet aktuale të tregut.

Kjo iniciativë është pjesë e serisë së masave të synuara për mbështetje që OKTA i zbaton që nga marsi 2026, me qëllim të kontribuojë në zbutjen e ndikimit të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare dhe për mbështetje të stabilitetit dhe konkurrueshmërisë së tregut vendor të karburanteve.

”Me iniciativën më të re, vlera e përgjithshme e mbështetjes së deritanishme që OKTA e siguron për tregun vendor që nga marsi 2026 pritet të arrijë rreth 8 milionë euro. Me këtë, kompania edhe një herë e konfirmon përkushtimin e saj për mbështetjen e konsumatorëve, bizneseve dhe ekonomisë më të gjerë në periudha të paqëndrueshmërisë së shtuar të tregjeve”, informojnë nga kompania.

OKTA furnizon mbi 80% të stacioneve të benzinës në Maqedoni, përfshirë edhe rrjetin më të madh të Makpetrolit.

Dizeli dje u shtrenjtua për 2 denarë për litër dhe arriti në 99 denarë. Tani me uljen, çmimi kthehet në të njëjtin nivel si para shtrenjtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu