Ulje rekord e dizelit, ja sa do të kushtojnë karburantet nga nesër

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,84%, krahasuar me vendimin e 26 majit 2026 njofton INA.

Sipas Komisionit, çmimet referente të derivateve në tregun botëror kanë shënuar rënie. Benzinat janë ulur mesatarisht për 10,867%, dizeli për 10,622%, vaji ekstra i lehtë për 10,136%, ndërsa mazuti për 8,238%. Në të njëjtën kohë, kursi i denarit kundrejt dollarit është rritur për 0,0272%.
Me vendimin e ri:

Çmimi i EURODIZEL (D-E V) ulet për 6,50 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 6,50 denarë për litër.
Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS ulet për 3,238 denarë për kilogram dhe do të kushtojë 47,906 denarë/kg.

Në këtë përllogaritje është marrë parasysh edhe ulja e akcizës prej 2 denarësh për litër për dizelin dhe benzinat.
Çmimet maksimale të reja nga 2 qershori 2026, ora 00:01.

EUROSUPER BS-95
88,00 den/l
EUROSUPER BS-98
90,00 den/l
EURODIZEL BS (D-E V)
85,50 den/l
Vaj ekstra i lehtë EL-1
87,50 den/l
Mazut M-1 NS
47,906 den/kg

Komisioni thekson se këto janë çmimet maksimale të lejuara, ndërsa tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta se ato të përcaktuara.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu