“Unë më shumë gola se çke ti ndeshje”, Ibra provokon Zapatan

U luajt dje Milan-Atalanta dhe skuadra e Gjimshitit ishte e pandalshme, duke i mundur pastër kryesuesit e kampionatit me shifrat 0-3. Golat për bergamaskët u shënuan nga Romero, Ilicic dhe Zapata.

Pikërisht ky i fundit gjatë ndeshjes kishte një zënkë me Ibrahimovic. Suedezi si zakonisht ushtron presion ndaj kundërshtarëve dhe tenton t’i ulë vetëbesimin atyre dhe të njëjtën gjë e provoi edhe me Zapata. Në minutat shtesë të ndeshjes Ibra është filmuar nga kamerat duke i thënë Zapatas: “Unë kam më shumë gola se ti ndeshje të luajtura”. Kolumbiani nga ana e tij vendosi t’i injorojë fjalët e yllit të Milanit.

Në fjalën e tij Ibra tha një të vërtetë në fakt. Ai numëron 480 gola, ndërsa Duvan Zapata ka 333 ndeshje të luajtura. Ndoshta dhemb pak, por është fakt, ashtu siç është fakt edhe fitorja e Atalantës mbrëmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu