Uragani Maria arriti në Portoriko

Uagani Maria e goditi Portorikon si stuhi e kategorisë së katërt me erëra prej 230 kilometra në orë, kumtoi sot Qendra nacionale Amerikane për Uragane.

Qendra e uraganit goditi në afërsi të vendit Jabuko në pjesën juglindore të ishullit, ndërsa paraprakisht me fuqi shkatërruese e goditi ishullin e vogël të Karaibeve Dominika, kumtoi Qendra nacionale Amerikane për Uragane.

Guvernatori i Portorikos, Rikardo Roselo, paralajmëroi se Maria mund ta godasë ishullin me fuqi të tillë shkatërruese, siç nuk është parë me dekada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu