Urimi i Serbisë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: “I dërgojmë urimet tona popullit shqiptar”

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftimin në Twitter. Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka dërguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Diplomacia në Kiev shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe qëndresës së saj.

Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet!”, shkruan ministria.

Një urim special ka ardhur edhe nga aleanca më e madhe ushtarake, NATO, në të cilën vendi ynë është anëtar. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin kuqezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu