Ursula von der Leyen në vizitë zyrtare në Kiev, Zelensky e dekoron me medalje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton sot kryeqytetin e Ukrainës – Kievin, ku është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denis Shmihalo.

Zelensky gjatë takimit shfrytëzoi rastin që ta dekorojë të parën e KE-së me medaljen Yaroslav Mudrog, për kontributin e dhënë për parandalimin e luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Është nderë i madh. Pranoj këtë medalje në emër të gjithë qytetarëve të BE-së si simbol i marrëdhënieve tona të fuqishme”, ka shkruar në profilin e saj von der Leyen.

Kujtojmë që Ukraina po tenton të futet në Bashkimin Evropian që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, kurse muaj më parë edhe zyrtarisht mori statusin e vendit kandidat.

Ndërkaq paraqitja e sotme e Zelenskyt është e parë që nga aksidenti i mbrëmshëm, ku një veturë përplasi eskortën e tij derisa po kthehej në qyteti i çliruar Izyum.

Në këtë aksident ishte lënduar shoferi i veturës që u përplas në eskortë, por jo edhe presidenti Zelensky i cili menjëherë është liruar nga spitali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu