Ursula von der Leyen: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar takim me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen. Në takim Kovaçevski dhe Leyen biseduan për çështjet më të rëndësishme lidhur me zgjerimin e BE-së. Në takim u konstatuar se tani është momenti që Maqedonia e Veriut ta shfrytëzoj për pranimin e propozimit evropian, që mëtej do të thotë edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësim në BE.

Ajo që është nënvizuar nga ana e kryetares së KE-së është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ky është rruga e fundit që dërgon drejt një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhme.

Kovaçevski dhe Leyen edhe njëherë theksuan se “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin, kulturën, historisë dhe gjuhën maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu