Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Këta persona në Serbi po marrin vendimet për Kosovën, ja ҫfarë do të ndodhë në vazhdim

Duke u lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, në një postim të tij në Facebook ka treguar se kush është përgjegjës për ngjarjet e fundit.

Ai thotë se me insistimin e Aleksandër Vulinit dhe një ultimatum të ambasadorit rus në Beograd, Vuҫiq ishte i detyruar që Atasheu ushtarak rus të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të kryesisë serbe.

Postimi i plotë:

“Me vendimin/insistimin e Vulinit dhe me një ultimatum të Ambasadorit Rus në Beograd – Vuqici ishte i detyruar që Atashehu Ushtarak Rus në Beograd të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshmete të Kryesisë Serbe e thirrur nga Vuҫiqi.

Disa qarqe perëndimore janë të besimit se Vulini dhe Shtabi i Ushtrisë Serbe dhe Ambasadori Rus në Beograd janë duke i marrë të gjitha vendimet për ngjarjet e fundit në Kosovë, ngjarjet që po ndodhin tash dhe ngjarjet që do të ndodhine prej ditës së sotit e tutje.”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu