Ushtarët e parë turq mbërrijnë në Tripoli

Komandanti i Forcave Mbrojtëse të Ushtrisë së Tripolit, Nasir Ammar, i tha “Al Jazeera” se një grup elitar i ushtarëve turq të specializuar në bllokimin e radarëve dhe mbrojtjen ajrore kanë mbërritur në Tripoli.

Të dielën në mbrëmje, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se dërgimi “progresiv” i ushtarëve turq në Libi ka nisur.

Në Libi “qëllimi ynë është të garantojmë mbijetesën e qeverisë legjitime të Fayez al-Sarraj”.

“Ushtria turke është atje për të garantuar një armëpushim, jo për të luftuar”, tha Erdogan në një intervistë televizive.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Libi “dënon me forcë përshkallëzimin ushtarak në Tripoli ditët e fundit, përfshirë sulmin në 4 janar nga forcat e lidhura me LNA kundër kolegjit ushtarak Hadaba.

“Ne dënojmë sulmet e ditëve të fundit kundër aeroportit Mitoli të Tripolit dhe bombardimet në të gjithë infrastrukturën civile të Tripolit dhe lagjeve të banuara, të cilat kanë vr arë dhe pla gosur shumë civilë ”thuhej në deklaratën zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu