Ushtarët që do kthehen nga misionet jashtë vendit do të vendosen në karantinë

Pjesëtarët e Armatës të Republikës së Maqedonisë të Veriut të cilët kthehen nga misionet paqeruajtëse dhe aktivitetet stërvitëse jashtë vendit do të vendosen në karantinë në objekte dhe kazermat, vendosi Qeveria në seancën e sotme të 30-të.

Qeveria në seancën e sotme, gjithashtu, e shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin nga takimi i 12-të i Shtabit kryesor koordinues i krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shtatë pjesëtarë të Armatës që janë pjesë e misionit të NATO-s “Mbështetja vendimtare” në Afganistan kthehet në vend. Siç informoi dje Ministria e Mbrojtjes kthimi i tyre do të realizohet me fluturim të posaçëm të kompanisë kroate “Croatia Airlines” e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë me qëllim të kthimit të 11 pjesëtarëve të saj në misionin ndërkombëtar në Afganistan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu