Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

Ushtarët rusë pozuan në qytetin e shkatërruar Avdiivka të krahinës Donjeck të Ukrainës me një hartë të “botës ruse”, duke përfshirë edhe Ballkanin.

Ata kanë bërë foto para ndërtesës së rrënuar me një flamur që shkruan “Bota Ruse”, transmeton INA.

Përveç Rusisë, territori përfshin të gjithë Ballkanin, Greqinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin.

Forcat ukrainase së fundi u tërhoqën nga ky qytet. Pushtimi rus i Ukrainës ka vazhduar për më shumë se dy vjet./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu