‘Ushtria Çlirimtare e Çamërisë gati për luftë që të marrë Janinën’! Alarmohen mediat greke (VIDEO)

Një nga mediat më të mëdhaja në Greqi, Star TV, i ka kushtuar një speciale në edicionin qëndror të lajmeve çështjes çame.

Në këtë speciale, ata shprehet se Ushtria Nacionale e Çamërisë po bëhet gati që të çlirojë Janinën.

Pjese e përkthyer nga edicioni i lajmeve (minuti 17:20)

Greqia po bëhet gati që të mbyllë një marrëveshje me Shqipërisë sa i takon çështjes së detit dhe problemeve të tjera të përbashkëta, por disa nacionalistë ekstremistë fqinjë, kanë gjetur mundëisinë që të hidhen në sulm.- shpjegon moderatorja.

‘UÇÇ po përgatitet të marrë Janinën’-shprehen persona të maskuar, pjesë e UÇÇ-së në video.

‘Deklarohen si anëtarët të lëvizjes ushtarake Çlirimtare të Çamërisë dhe kërcënojnë se do të vijnë në Greqi që të çlirojnë tokat e tyre të pretenduara. Kërcënimet që po ngihen në dokumentarët e tyre.’-shton gazetarja greke.

‘Grekët e Azisë së Vogël, që erdhën për tu zhvendosur në Çamëri, grabiten çdo gjë, shtëpi dhe pasuri’-thotë dokumentari shqiptar.

‘Me propagandë po shtrembërojnë historinë dhe kërkojnë ‘Çështje çame’ duke na quajtur madje edhe vrasës’-shton gazetarja.

Më pas vijon një fragment i shkurtër i dokumentarit shqip:

Në vitin 1993 u dëbuan 10.400 çamë. Grekët therin fëmijët në sy të prindërve. Është fillimi i tragjedisë çame. Finalizimi i saj do të ishte spastrimi i dhunshëm etnik.

Ndërsa në një intervistë të shkurtër për televizionin STAR, pedagogu Theofanin Malkidis thotë:

‘Është bërë një këmbim mes myslimanëve dhe të krishterëve. U largua një pjesë e madhe të çamëve nga Thesprotia, pasi në 1941 ata bashkëpunuan me nazistët.’

Gazetarja shton: ‘Se çfarë thonë dokumentat duhet se nuk i bën përshtypje çamëve, të cilët po bëhen gati për një tubim të madh në emër të minoritetit grek, që të nderojnë genodicin që ata pretendojnë nga Greqia.

Tubimi i tyre do të bëhet këtë të shtunë, më 23 qershor. Tubimi i tyre do të nisë nga qëndra e Çamëve në Konispol dhe do të zbresin në kufi me Greqinë në Mavromati të Thesprotias. Siç e shikoni, edhe rruga që të bëhet tubimi quhet ‘Çamëri’.

Një tjetër studies grek shprehet se ‘Çamëria’ po lëvet edhe një politikë e Shqipërisë. Ndërkohë që kjo çështje ka zbritur edhe në Parlamentin grek ku opozita ka kërkuar shpjegime nga qeveria e Tsiprasit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu