Ushtria e Kosovës, Azizi ja kujton Zaevit se kush del kundër SHBA-së fundin e ka në Shutkë ose Hungari

Të shumta kanë qenë rreagimet ndaj kundërshtisë së Kryeministrit Zaev për formimin e Ushtrisë së Kosovës, si nga opinioni publik, ashtu edhe nga përfaqësues politik, shruan InfoShqip.

Rreagim mbi këtë çështje ka bërë edhe sekretari organizativ dhe një nga themeluesit e Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, në vijim ndiqni të plotë rreagimin e tij:

“Zaevi qenka kundër Ushtrisë së Kosovës dhe me deklaratë qenka ngut e paska dalë edhe para vëllaut të tij Vuçiç. Ushtrinë e Kosovës e mbështesin dhe furnizojnë SHBA-të, Britania e Madhe, Turqia dhe gjithë bota e civilizuar. Nëse mendon se ushtritë e shteteve destabilizojnë rajonin atëherë i bëj thirje që ta shfuqizoje ARM-në dhe të kontriboje në ndërtimin e paqes. Edhe një herë u dëshmua se ai nuk dallon nga Gruevski dhe se edhe ky qenka orientuar kah Rusia. Dua t’ia kujtoj se të gjithë ata që kthehen kundër shqiptarëve dhe kundër SHBA-ve fundin e kanë në Shutkë ose Hungari.” – Përfundoi Azizi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu