Ushtria e Kosovës nesër bëhet realitet

Pas 20 vitesh, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi veshi edhe njëherë uniformën ushtarake, por kësaj radhe për të inspektuar trupat ushtarake dhe për të takuar përfaqësuesit e lartë të FSK-së, një dit para se kjo e fundit të transformohet në ushtri.

“Nga ky muaj, ju vajza dhe djem më të mirë të kombit tonë do të keni mandat të ri, mision të ri si forcë e sigurisë së Kosovës, respektivisht ju jeni ushtria e Kosovës. Urime përsëri Kosovë”- u shpreh Hashim Thaçi , President i Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nesër në një seancë solemnte pritet të votoj tre ligje për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ky vendim vjen përkundër reagimet të ndryshme në Serbi dhe nga disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian por edhe nga NATO-ja për pasoja të mundshme nga një vendim i tillë. KFOR-i ka shtuar prezencën e trupave në veri të Kosovës. Rreth 50 automjete të KFOR-it janë nisur paradite në drejtim të pikës kufitare Jarinje. Zëdhënësi i KFOR-it, Vinceza Grazo ka thënë se lëvizja e pasjeve dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri është pjesë e ushtrimeve të rregullta. Nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë Igor Simiq, ka thënë se KFOR-i duhet të shtoj forcat e ushtrisë në jug, tek serbët e Kosovës, e jo të mbrohet nga Serbia. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se me formimin e ushtrisë, Kosova po bën hapa në kundërshtim me ligjin dhe aktet ndërkombëtare. Por, Vuçiq duke u viktimizuar, u shpreh i vetëdijshëm për mbështetjen e ndërkombëtarëve ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Gjithçka që Prishtina po bën, duket qartë se e bën me mbështetjen e SHBA-ve dhe Britanisë. Kjo është e kundërligjshme, ilegale dhe në kundërshtim me nenin 9 pika B, në të cilën pa mëdyshje nuk respektohet misioni i KFOR-it që të çarmatos gjitha formacionet e armatosura shqiptare. Ata nuk kanë të drejtë në bazë të asnjë akti ndërkombëtarë që të formojnë ushtri”-theksoi Aleksandër Vuçiq, kryeministër i Serbisë.

Nga ana tjetër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, edhe njëherë e ka bërë të ditur mbështetjen e pakusht amerikane për ushtrinë e Kosovës duke e quajtur ‘historik’ votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një deklaratë të postuar në Tëitter, Kosnett përsëriti se SHBA-ja do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

“Votimi i nesërm për transformimin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe”- deklaroi Filip Kosnet, ambasadori amerikan në Kosovës.

Mbështetja e fuqishme amerikane për Ushtrinë e Kosovë po vlerësohet lartë nga partitë politike dhe populli shqiptar në përgjithësi. Prishtina tani disa ditë është e stolisur me flamuj amerikane në shenjë mirënjohje për ndihmën e Amerikës ndaj shtetit të Kosovës që nga intervenimi i NATO-s e deri te deklaratat e zyrtarëve amerikanë se ushtria është një e drejtë e Kosovës si shtet sovran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu