Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të festojë 30 vjetorin e saj

Nën moton “30 vjet siguri, stabilitet, besim” të mërkurën, më 17 gusht, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin e themelimit.

Manifestimi me rastin e jubileut do të mbahet në Stadiumin Ushtarak me fillim nga ora 18:30.

Në aktivitet që do të zgjasin gjatë gjithë mbrëmjes, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me disa nga pajisjet më të fundit ushtarake dhe mjetet e reja të blinduara të Ushtrisë, ku do të dëshmojnë edhe aftësitë e forcave speciale.

Pas prezantimit të mjeteve dhe aftësive ushtarake do të organizohet një pjesë e pasur muzikore ku do të performojë Orkestra Ushtarake si dhe një numër i madh interpretuesish.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu