Ushtria ruse po zëvendëson humbjet e automjeteve të blinduara në Ukrainë me tanke 60-vjeçare

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka lëshuar raportin e saj të fundit të inteligjencës për krizën në Ukrainë.

Në raportin e saj, ministria thekson se ushtria ruse ka vazhduar t’i përgjigjet humbjeve të automjeteve të blinduara të rënda duke vendosur tanke kryesore luftarake T-62 rreth 60-vjeçare, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ekziston gjithashtu një “mundësi reale” që njësitë e tjera të ripajisen me T-62 për të kompensuar humbjet e mëparshme.

“Që nga vera e vitit 2022, rreth 800 T-62 janë marrë nga magazinimi dhe disa kanë marrë sisteme të përmirësuara të shikimit, të cilat me shumë mundësi do të përmirësojnë efektivitetin e tyre gjatë natës”.

“Sidoqoftë, të dy këto lloje automjetesh të vjetra do të paraqesin shumë dobësi në fushën moderne të betejës, duke përfshirë mungesën e armëve reaktive shpërthyese moderne”.

Ndryshe, themeluesi i forcës mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se trupat e tij po privohen nga municionet në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut dhe nëse detyrohen të tërhiqen, i gjithë fronti mund të bie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu