Ushtria serbe shihet në bjeshkët e Istogut, gazetari thotë se i kërkuan të mos i fotografojë

Moderatori dhe pronari i RTV Fontana në Istog, Zeqir Mehmetaj, ka publikuar disa pamje ku shihen forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog.

Në pamje shihen disa ushtarë serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit kosovar.

Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos bënte foto, por këtë gjë nuk e respektoi ai.

“Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj krahas pamjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu