Utah Jazz të pandalshëm, marrin fitoren e 11-të radhazi në NBA

Ka vazhduar shkëlqimi i Utah Jazz në NBA, teksa kanë marrë edhe fitoren e 11-të radhazi në elitën e basketbollit amerikan. Brenda dy ditëve Jazz kanë fituar përballjen e dytë me Dallas Mavericks, derisa e kanë mposhtur me 19 pikë diferencë, 120:101.

Edhe pse pa yllin e tyre kryesor Donovat Mitchell, Jazz po tregojnë lojë fantastike dhe me plot meritë janë në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit. Basketbollisti kroat, Bojan Bogdanovic ishte më efikasi në këtë takim me 32 pikë të shënuara dhe dy asistime, ndërsa Mike Conley shtoi 22 të tjera dhe nëntë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jordan Clarkson me 18 pikë dhe qendra Rudy Gobert që shtoi 17 të tjera dhe pati 12 kërcime. Tek mysafirët nga Teksasi, më i miri në parket si gjithnjë ishte Luka Doncic me 25 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta ndalur Utahn.

Kësisoj Jazz kanë marrë fitoren e 11-të radhazi dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e parë të Konferencës së Perëndimit me 15 fitore e katër disfata. Ndeshjen e ardhshme liderin aktual e pret një udhëtim shumë i vështirë pasi do të luaj te Denver Nuggets.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu