Vajza e dëshmorit të UÇK-së, bëhet avokate në SHBA

Dafina Buçaj, që është vajza e dëshmorit Afrim Buçaj, ka njoftuar se ka bërë betimin si avokate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin e Nevadas.

“Të premtën, në një seancë të veçantë të Gjykatës Supreme, bëra betimin si Avokate në shtetin e Nevadas. Edhe pse ceremonitë janë formalitete dhe jo gjithmonë kanë shumë rëndësi, prania e gjithë familjes e bëri shumë domethënëse këtë ditë” , shkruan Dafina Buçaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu